Policia:Paratë e bankave do shoqërohen nga 3 blinda!

Shtohen rojet për milionat e bankave. Duke parë grabitjet “e suksesshme” në Tiranë, në autostradën Tiran-Durrës dhe në Rinas, policia vendosi rregulla të reja, më të forta për kompanitë e ruajtjes dhe sigurisë fizike. Në një intervistë për TV Klan, Altin Qato, Drejtori i Rendit dhe Sigurisë tha se niveli i vigjilencës do të jetë në varësi të sasisë së parave që transportohen.

Do të ketë kategorizim në pesë nivele sipas dhe sasisë së vlerës që do të transportohet. Çdo  vlerë monetare duhet të transportohet me blind. Do të jetë e nevojshme që eskorta të jetë me dy blinda edhe me tre blinda në mënyrë që nga përvoja shoqëruesit e blindit të parave të mos sulmohen nga agresorët. Pas ngjarjes së Qafë Kashari , kemi dërguar një letër porosi që të gjitha SHPSF që marrin vlera monetare nga bankat për t’i transportuar në një destinacion tjetër njoftohet policia tek salla operative” u shpreh Qato.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?