Policja i kërkon dokumentat e makinës, shoferi i jep zarfin me lekë

Policia e Tiranës ga goditur një rast mitdhënie, ku një shofer ka tentuar të korruptojë një efektive policie. Siç shihet edhe nga pamjet, drejtuesi i mjetit është ndaluar për tre shkelje, por kur efektivja e policisë i kërkon dokumentin, ai i jep edhe një zarf me 3 mijë lekë.

“Më datë 19.01.2017, në rrugën “Teodor Keko” shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 33 vjeç, banues Tiranë. Ky shtetas është konstatuar duke drejtuar automjetin e tij tip “Mercedes Benz”, duke komunikuar në aparat telefonik dhe pa vendosur rripin e sigurimit, si dhe nga verifikimi ka rezultuar debitor me 7 masa administrative të pa shlyera. Gjithashtu ka rezultuar pa dokumentacionin përkatës. Ky shtetas ka tentuar ti japë 3000 të reja, për ti’u shmangur masës administrative për shkeljet e konstatuara”.

Policja: E para ishte përdorimi i aparatit celular. E dyta është mosvendosja e rripit të sigurimit  dhe e treta mjeti juaj është debitor me 7 gjoba. Të lutem sill pak të gjitha dokumentat e mjetit

Swiss Digital Desktop Reklama

Polici: Leje qarkullimi, siguracion, kontroll teknik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Polici: I ke mbrapa?

Policja: Erdhu te xahmi sa ike ti tha “e gjeta Lejën dhe dokumentet e tjera” , unë e hapa dhe gjej ato.

Polici: Duhet tja raportojmë Eklipsit

Policja: Po, raportoje

Policja: Sa për këtë që fute këtu bën gabimin më të madh, do shoqërohesh në komisariat

Polici: Eklipsi 58-a. Me ço një shërbim të Komisariatit 6  këtu të lutem. Tani do shoqërohesh në Drejtorinë e Qarkut Tiranë për korrupsion aktiv ndaj punonjësit të policisë, në rregull? Do dalësh nga automjeti të lutem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?