Policja vret veten me armën e shërbimit
Një efektive e Policisë së Shtetit i ka dhënë fund jetës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:21, në qytetin bregdetar të Sarandës. Sipas policisë, 23-vjeçarja Jeroldina Iljazi, është gjetur e vrarë në dhomën e saj.
Nga hetimet ka rezultuar se efektivja i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit raporeton.
Njoftimi i Policisë Sarandë:
Policia: Rreth orës 19:21, një shtetase dyshohet se ka vrarë vetën në banesën e saj.
Trupi i pajetë i përket shtetases së quajtur: Jeroldina Iljazi, rreth 23 vjeçe, banuese në Sarandë (Punonjëse Policie me gradën Inspektore). Dyshohet se kjo shtetase është vetvrarë me armën e shërbimit në banesë, në dhomën e saj në lagjen nr.3 Sarandë, për shkaqe ende të paqarta.
Sqarojmë se në momentin e kryerjes së krimit, në banesë ka qenë edhe gjyshja e saj. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

