Politika miratohen javën tjetër 7 ligjet e paketës kushtetuese
Pas suksesit që po përshëndet nga ndërkombëtarët, java tjetër pritet që të sjellë në Kuvend miratimin e 7 ligjeve për implementimin e ndryshimeve kushtetuese. Tani që me konsensus 140 deputetë votuan pro draftit të ndryshimeve kushtetuese, palët do të japin verdiktin e tyre pro gjithë paketë së Reformës.
Votimi i tyre pritet që të bëhet me konsensus, megjithatë ato mund të kalohen edhe me një shumicë të thjeshtë me 71 vota pro.
Implementimin sa më parë të Reformës në Drejtësi e ka kërkuar edhe Bashkimi Europian, ndërkohë që edhe përfaqësues të qeverisë kanë deklaruar se këto 7 ligje janë të detajuara dhe me afate kohore. Këto 7 projektligje cilësohen si projektligje të emergjencës, për të cilat kërkohet miratimi i tyre seancën e ardhshme.
Ligjet janë kryesisht të karakterit organik dhe përfshijnë: Projektligji “Për Gjykatën Kushtetuese”, drafti “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, projektligji “Për organizimin e gjyqësorit”, ai “Për organizimin e prokurorisë”, Projektligji “Për mirëqeverisjen e organeve të drejtësisë”, projektligji për SPAK dhe Byroja si dhe Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve”.
KOHA JONË SONDAZH

