Pollo: Delegacioni i PE i kënaqur me opozitën, pas reformës zgjedhore të përdoret “formula maqedonase”

Genc Pollo nga Partia Demokratike për A2 tregon sinjalet për opozitën nga takimi i tyre i sotëm me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli.

Sipas Pollos, delegacioni i PE-së doli shumë i kënaqur me takimin e opozitës, dhe me kanalet bashkëpunuese të opozitës si në rastin e miratimit të reformës zgjedhore, edhe pse për të “ajo që duhet të shpresojmë është zgjidhje e gjendjes se jashtëzakonshme në vend me forcat tona, por është i mirëpritur çdo ndikim nga Europa”.

Pikat kryesore të diskutuara për të ishin dy.  “Në radhë të parë, të mos jepet asnjë pretekst për kundërshtime të pabazuara për çeljen e negociatave, sepse kundërshtimet i ka vënë Bundestagu. Çështja e dytë është dalja nga kriza politike, reforma zgjedhore sapo të kryhet duhet të çojë në zgjedhje të parakohshme, mundësisht të dyfishta”, thotë Pollo.

Për Pollon, zgjidhja në këtë kuptim vjen nga aplikimi i të ashtuquajturës “formula maqedonase”, pra një qeveri kujdestare tre muaj para zgjedhjeve, “një kërkesë e thjeshtë që të mos ketë kontestime”.

SHKARKO APP