Popullsia shqiptare po tkurret, vijnë azilantët
Në një kohë që Shqipëria po tkurret, në vend po vijnë azilantët nga vendet që janë në luftë. Në janar të vitit 2020 u bë e ditur se popullsia shqiptare vazhdoi të tkurret, kjo për shkak të emigracionit të lartë dhe rënies së lindjeve. Përkundrejt kësaj bëhet e ditur se ka një rritje të ndjeshme të personave që kërkojnë azil në Shqipëri.
Në vitin 2019 janë bërë 6.557 kërkesa, duke pësuar rritje me 49,5 %. Shtetasit me origjinë nga Iraku, 2408 individë dhe Siria zënë 62,4 % të totalit me 1.682 kërkesa, kryesojnë listën. Aplikime janë bërë dhe prej shtetasve nga Maroku, Algjeria, Pakistani dhe Afganistani.
Shteti shqiptar ka lëshuar dorën në dhënien e shtetësisë. Në 2019, kanë marrë pasaportën 485 persona, një shifër që rezulton 40,6 % më e lartë krahasuar me vitin 2018. Niveli i lartë i largimit po shoqërohet dhe me më shumë aplikime për lënien e shtetësve.
Janë 741 persona që kanë preferuar të mos e mbajnë më dokumentin që i identifikon me atdheun e tyre. Shifra të tilla janë alarmante kur organizata ndërkombëtare bëjnë të ditur se popullsia shqiptare në 10 të vjeçarët e ardhshëm do të reduktohet ndjeshëm.