“Porsche” përplas dy mjete të parkuara, shoferi dyshohet se nuk iu bind policisë për të ndaluar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier, ku drejtuesi i një mjeti tip “Porsche”, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara, duke i dëmtuar rëndë.

Shoferi nuk i ka ndaluar thirrjeve të patrullës së policisë për të ndaluar, e më pas ka shkaktuar aksidentin. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet, madje ka hequr edhe targën e automjetit për të shmangur identifikimin.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e disa qytetarëve, të cilët e kanë penguar të largohej, si dhe reagimi i shpejtë i një patrulle policie që ndodhej pranë zonës, çka bëri të mundur neutralizimin dhe prangosjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë kontrollin e automjetit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?