”Porta e Alpeve”, Flamur Noka në Kuvend: Është projekt për të vjedhur 100 milionë euro
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Deputeti Flamur Noka thotë se qeveria po përdor projektet zhvillimore si instrumente për abuzim me fondet publike dhe korrupsion. Duke iu referuar nismës “Porta e Alpeve”, Noka deklaroi se po përgatitet një tjetër vjedhje për të magjepsur njerëzit, por në fakt është përgatitja e qeverisë për të vjedhur 100 milionë euro.
Nga seanca plenare në Kuvendi, ai akuzoi mazhorancën se ka kthyer Shqipërinë në një narko-shtet, ndërsa shtoi se kjo qeveri ka arritje bombastike vetëm për drogën dhe korrupsionin. Noka krahasoi edhe kostot e ndërtimit të rrugëve në Shqipëri me ato në rajon, ndërsa kritikoi gjithashtu projektet “Rilindja Urbane” dhe atë të “100 Fshatrave”.
“Në Greqi ndërtimi i rrugëve kushton 4,5 milionë euro për kilometër, ndërsa këtu në mes të Tiranës shkon 23 milionë euro kilometri. ‘100 Fshatrat’ dhe ‘Paketa e Maleve’ janë nisma për vjedhur, pasi këto projekte janë përdorur për përfitime korruptive dhe jo për zhvillimin e zonave rurale apo të veriut të vendit. Çdo formulë e re që shpik qeveria ka pas vetes krimin dhe korrupsionin”, deklaroi Noka, duke shtuar se zonat veriore po përballen me shpopullim dhe mungesë investimesh në infrastrukturë dhe shërbime publike.
KOHA JONË SONDAZH

