Portali online për denoncimet anti-korrupsion, shkarkohet drejtoresha e shkollës

Një drejtoreshë shkolle është pushuar sot nga puna, pas hapjes së faqes stopkorrupsionit.al. Bëhet fjalë për drejtoreshën e shkollës 9­-vjeçare në Tiranë, “Dhora Leka”.

Ajo është pushuar për mungesë etike, pas denoncimit të disa mësuesve në këtë portal. Ish­drejtoresha dyshohet edhe për keqmenaxhim të shkollës.

Pushimi është konfirmuar nga ana e ministres së Arsimit. Për këtë rast ka reaguar edhe vetë Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Faleminderit mësuesve të shkollës “Dhora Leka” që dje denoncuan drejtoren. Sot ministrja Nikolla bëri verifikimin në vend dhe e largoi atë nga detyra!”, shkruan kryeministri Rama në Facebook. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?