Porti i ri i Durrësit/ Bylybashki: Banorët fituan në gjykatë vlerësimin 115 euro/metër katror nga 5.5 euro që shteti caktoi
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi gjatë seancës plenare tha se Gjykata ka vendosur vlerën e kompensimit të tokës private të shpronësuar për interes të ndërtimit të portit të ri të Durrësit, 115 euro/metër katror, nga 5.5 euro/metër katror që autoritetet kishin caktuar si vlerë.
“Nga 500 hektarë që ndërtohet, kismet, Port i ri i Durrësit, 400 janë shtet, 100 janë privat. Shteti ia ka caktuar vlerën e shpronësimit, 5.5 euro/metër katror. Kanë fituar gjyqet në gjykatë sot. Gjykata ka vendosur që vlen metri 155 euro”,- tha Bylykbashi. Ligjvënësi demokrat tha se ndërtimi i porti të ri në Durrës, do të shkaktonte një disavantazh të madh strategjik dhe ekonomik për vendin në rajon.
“Deri sa të ndodhë, nësë do të ndërhohet porti tjetër, më të gjithë infrasktruturët që ky sot ka, do të kalojnë të paktën një dekadë, derisa të jetë e nevojshme që të kalojnë atje, dhe do duhen 3-5 vjet për kompanitë shqiptare që të lidhin dhe njëherë interesat që ta kalojnë nga port i Durrësit. Pra një dekadë e më shumë humbje e rëndësisë strategjike, dhe çfarë ndodh, të gjitëh interesat e transporteve të çdo llojh forme, përfshirë dhe ushtarake, do të spostohen drejt Tivarit dhe Selanikut”,- tha Bylykbashi.
KOHA JONË SONDAZH

