Porti i Shëngjinit, marrëveshje me Autoritetin Portual të Levantes

Portet puglieze ne jug te Italise shfaqin interes per krijimin e lidhjeve  me portin e Shengjinit. Levizjet e mallrave dhe pasagjereve nga Bari drejt Ballkanit dhe Europes lindore do te kene edhe Shengjinin si ure lidhese.
Marreveshja u nenshkrua me autoritetet portuale te Levantes ne Itali nga Drejtori i Portit te Shengjinit Gjovalin Tushaj.
“Ne jemi nje porti i vogel, por shume i rendesishem per veriun e shqiperise dhe lidhjet e aferta me ballkanin nepermjet rruges se kombit. Ambiciet tona jane te medha dhe kete e lidhin me faktin se 60% e volumit te mallrave qe levizin drejt porteve italiane vijne pikerisht nga rajoni yne, ndaj dhe ne synojme qe ti joshim bizneset, e pse jo edhe pasagjeret qe te zgjedhin shengjinin per levizjet e tyre, e kjo nepermjet tarifave dhe eleminimit te vonesave”, deklaroi Gjovalin Tusha Drejtor i Portit te Shengjinit.
Autoritetet e Levantes thonë se kjo do të rrisë performancën e portit.
“Une e kuptoj se mundesite e bashkpunimit mes shengjinit dhe pulias jane te medha dhe sigurisht ky eshte edhe interesi jone, ndaj kemi treguar gadishmerine e plote per firmosjen e kesaj marreveshjeje. Terheqja e fondeve te bashkimit europian edhe drejt portit te Shengjinit do ti jape mundesi ketij te fundit qe te rrise performancen e tij”, u shpreh Mario Mega Sekretar i Pergjithshem i Autoritetit Portual të Levantes
Lidhja  me Ballkanin dhe Evropën Lindore e kthen portin në një zonë me potencial të lartë zhvillimi.

SHKARKO APP