Portugalia mund 1-0 Francën dhe fiton kampionatin europian në Paris
Një gol i Eder në kohën shtesë i ka dhuruar fitoren e madhe në kampionatin europian Portugalisë. Luzitanët kanë arritur te fitojnë edhe pa yllin e tyre Cristiano Ronaldo.
Portugalia arriti ta marrë kampionatin pas 5 barazimesh dhe vetem nje fitoreje.
Koha e rregullt e finales së madhe së Euro 2016 Portguali-Francë ka përfunduar me rezultatin 0-0. Ndeshja shkon në shtesë ku do të shohim dhe dy pjesë nga 15 minuta.
Pjesa e parë nisi me ritëm nga Gjelat që kryen disa sulme të njëpasnjëshme me Griezmann, Giroud e Payet, por që nuk mundën të finalizonin.
Rui Patricio u tregua deciziv me pritjet që bëri ndaj sulmuesve të Les Bleus. Por kryefjala e pjesës së parë e cila përfundoi 0-0 ishte momenti i dhimbshëm kur Cristiano Ronaldo-s, kapitenit dhe lojtarit më vendimtar të kombëtares portugeze iu desh të linte fushën e lojës pas 17 minutash lojë për shkak dëmtimi.
Ishte Dimitri Payet ai që ndërhyri keq ndaj sulmuesit të Real Madrid, që bëri të dilte me lot në sy duke braktisur ekipin e tij në finalen e madhe, duke na kthyer pas në kohë në finalen Portugali-Greqi, i cili shpërtheu sërish në lot pas humbjes ndaj grekëve.
Pjesa e dytë foli njësoj për të dyja skuadrat me Les Bleus që vazhdoi sulmet me treshen e përhershme të sulmit Payet-Griezmann-Giroud ndërsa edhe Portugalia pati rastet e saj me Nani-n që provoi disa herë nga distanca. Megjithatë asnjë nga të dy skuadrat nuk arriti të shënojë duke e mbyllur me porta të paprekura kohën e rregullt.
Talenti Eder në minutën e 108-të pjesës së dytë shkroi historinë për Portugalinë duke shënuar një gol spektakolar që i dha fitoren kombëtares së tij.













KOHA JONË SONDAZH

