Portugalia pret biletën për finalen e Parisit, mund Uellsin 2-0
Cristiano Ronaldo mbërrin për herë të dytë në një finale të Kampionatit Europian.
Portugalia pasi mundi Uellsin me rezultatin 2-0 arriti të dalë në finale për herë të parë që nga viti 2004, kur humbën me Greqinë në shtëpinë e tyre.
Pjesa e parë nisi me pak raste për të dyja skuadrat që po luanin me kujdes në mbrojtje.
Disa raste nuk mundi t’i shfrytzojë siç duhet asi i Real Madrid, Ronaldo.
Por me fillimin e pjesës së dytë, 2 gola të njëpasnjëshëm brenda pak minutash u shënuan nga kapiteni Cristiano dhe Nani.
Nga ana tjetër, Gareth Bale u përpoq për të zvogëluar diferencën me gjuajtjen e tij, por dukej sikur skuadra nuk i përgjigjej ideve të tij.
Portugalia me këtë fitore siguroi biletën për në finalen e Parisit, dhe tani është në pritje të çiftit tjetër Gjermani-Francë që luhet të nesërmen në orën 21:00
FORMACIONET
Portugalia: Rui Patricio, Cédric, Alves, Fonte, Guerreiro, João Mario ,Renato, Adrien, Danilo, Nani dhe Cristiano
Uellsi: Hennessey; Gunter, Chester, Collins, Williams, Taylor; King, Ledley, Allen; Bale, Robson – Kanu