Portugezi i dyshuar si vrasesi i Shënginit: Me keni ngatërruar kot, nuk kam asnjë lidhje

Vrasja e biznesmenit të njohur lezhjan Nikulaj ka trazuar jo vetëm politikën dhe policinë shqiptare e cila po heton vrullshëm për të gjetur dhe kapur autorët, por edhe Britaninë dhe portugezin e akuzuar si vrasesi.

Policia thotë se ka gjetur se kush është porositësi, duke sqaruar se janë 4 anglezë ekzekutorët e planit ndaj Nikulajt.

Portugezi pretendon se imazhi i tij është keqpërdorur nga mediat në Shqipëri dhe se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë.

Në profilin në tik tok, Ruben Saraiva ka publikuar disa video nga Greqia, shtet ky dyshohet se është larguar pas ngjarjes, dhe pretendon se nuk ka asnjë lidhje me  vrasjen e biznesmenit lezhjan.

Por nga ana e saj Policia e Shtetit pretendon se ka pamje me video, të shtetasit portugez, në një makinë me porositësin e dyshuar të vrasjes, Edmond Haxhia, në një mjet tip golf.

Vrasja e biznesmenit lezhjan dyshohet se është kryer për hakmarrje, pas përplasjeve të vazhdueshme të familjes së tij me fisin Lekstakaj. Këta të fundit janë shpërngulur nga banesat e tyre në zonën e Lezhës, pasi jetojnë prej vitesh në shtetin britanik.

SHKARKO APP