Posta Shqiptare denoncon punonjësin për korrupsion‏

Ditën e Marte datë 24 Mars 2015, drejtues të kompanisë Posta Shqiptare denoncuan pranë organeve të rendit Tiranë një punonjës të Postës me iniciale O.D, i cili kishte kërkuar para nga disa qytetarë me premtimin se do ti fuste në punë.

Pasi konstatuan rastin, drejtuesit e Postës Shqiptare morën menjëherë vendimin për largimin nga puna dhe njëkohësisht bënë kallëzimin pranë organeve të rendit në Tiranë, të cilët pas dëshmive të marra arrestuan punonjësin.

Ky rast dëshmon edhe një herë vendosmërinë e Postës Shqiptare për të denoncuar rastet abuzive, duke ruajtur në këtë mënyrë linjën e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?