Posta Shqiptare zgjedh punonjësit më të mirë të vitit‏

 

Në prag të ditës ndërkombëtare të punonjësve, Posta Shqiptare, një nga institucionet më të vjetra shqiptare, i krijuar që në 1912 atëherë kur u krijua edhe Shteti i parë shqiptar, vlerësoi punonjësit me performancë më të mirë.

Drejtori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi tha se institucioni që ai drejton ka për qëllim të rrisë konkurrencën pozitive në punë dhe të shtojë motivimin e punonjësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëpërmjet një sistemi votimi transparent, të bërë nga vetë punonjësit e postës për njeri tjetrin, Posta Shqiptare zgjodhi 15 punonjësit më të mirë të vitit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo nismë synon të kthehet në një traditë për këtë kompani publike çdo 1 Maj të çdo viti, ku punonjësit të ndihen të vlerësuar dhe motivuar që punojnë në Postën Shqiptare, një kompani lider në tregun e shërbimeve postare dhe kohët e fundit edhe në shërbimet financiare.

Gjatë eventit, Drejtori i Përgjithshëm i Postës i’u dorëzoi certifikatat për “Punonjësin e Vitit” 15 fituesve të 15 Filialeve, bashkë me një bonus të akorduar për ta për performancë të lartë në punë gjatë vitit 2014-2015.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?