Posterat e Ramës kudo, KQZ nis hetimin. Koalicioni ”Bashkë Fitojmë”: Janë denigruese

Në një kohë që Rama e nisi fushatën duke porositur socialistët të mos shpenzojnë për postera e reklama, por paratë t’i çojnë në mbjellje pemësh, rrugët kryesore të vendit janë të mbushura me këtë fotografi të ndarë në mes, ku portretet e Sali Berishës dhe Ilir Metës quhen si kthim mbrapa.

Ky poster u denoncua pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si denigrues nga ana e përfaqësuesit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. “Koalicioni po sillet në mënyrë shumë të ndershme. Nga data 15 ka filluar një ushtri e gjithë reklamimi në çdo hapësirë publike jo publike të bashkive, me një gjuhë fyeses, denigruese, seksiste, të zotit kryeministër të këtij vendi”, tha Altin Kaziaj, përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ilirjan Celibashi ishte njohur me këtë fotografi për të cilën njoftoi se në ditët në vijon do të bëhet shqyrtimi i denoncimit. “Ne kemi vendosur të hapim procedurën e administrative të shqyrtimit të denoncimeve të paraqitura nga ana juaj, por edhe të disa organizatave të shoqërisë civile se si nga pikëpamja vizuale në rrugët e qyteteve po e prezantojnë fushatën elektorale PS-ja, por edhe subjektet e tjera”, tha ai.

SHKARKO APP