Postimi i Ramës, ministri italian i Bujqësisë: Keni shumë për të mësuar, oferta puliane është me cilësore

Një meme e publikuar nga kryeministri Edi Rama ku krahasonte eksodin shqiptar në 1991 me “dyndjen” e turistëve italiane në Shqipëri ngjalli reagime të shumta edhe në Itali, ku politika nuk ka qëndruar pa reaguar. Sot kryeministrit shqiptar i është përgjigjur ministri i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, i cili ka deklaruar se oferta puliane është me cilësore.

“Gjendja e Shqipërisë na intrigoi dhe prandaj me kënaqësi do t’i krahasojmë të dy realitetet. Unë kam qenë tashmë në Shqipëri në fillim të mandatit tim, bashkëpunoj në mënyrë aktive me një komb që po vjen brenda Bashkimit Evropian: tani për tani, jam kurioz të vlerësoj se cili është ende boshllëku midis ofertës puliane, shumë cilësore dhe atë shqiptare, që gjithsesi po përpiqet të rikuperojë në kuptimin pozitiv, në ekselencat tona”, tha ministri.

Si përgjigje për kryeministrin Rama, ministri Lollobrigida tha se “ai e di mirë që ka kaq shumë për të mësuar nga Italia, ne kemi kaq shumë për t’i mësuar, por të gjithë duhet të qëndrojnë në gamën e cilësisë që i takon atij dhe Italisë dhe Pulias. Edi Rama “është shumë i mirë dhe ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer”, tha ministri Lollobrigida.

SHKARKO APP