PR-ja e Mediut, pranohet si anëtare në Unionin Ndërkombëtar Demokratik (IDU)

Gjatë Samitit të Unionit Ndërkombëtar Demokratik në Berlin, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu firmosi së bashku me Kryetarin e IDU ish-Kryeministrin Kanadez Harper, deklaratën e Londrës si akt zyrtar i antarësimit të plotë të Partisë Republikane në organin më të madh ndërkombëtar të së djathtës.

Në këtë organ janë edhe CDU dhe CSU Gjermane, Republikanët Amerikanë, Konservatorët Britanik, Kanadez, Australia, Afrika dhe Azia si dhe grupi Partive Popullore Europiane (PPE) dhe Partive Konservatore.

Gjatë forumit dhe takimit të komitetit ekzekutiv, u miratua një rezolutë e propozuar nga Partia Republikane për agresionin Rus në Ukrainë, implikimet dhe tensionet në Ballkan.

SHKARKO APP