FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pr/ligji për studentët e mjekësisë, Manastirliu: Në këtë luftë për burime njerëzore, do ndërtojmë instrumentet tona

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha gjatë fjalës në Kuvend, ku po flitet për prjektligjin që prek studentët e mjekësisë, se në këtë kohë përballjeje me fenomenin e ikjes së mjekëve, është mëse e natyrshme që qeveria të marrë masa.

”Detyra jonë është të kujdesemi për shqiptarët. Në këtë luftë për burime njerëzore, sigurisht do të ndërtojmë instrumentet tanë, që nuk është fare antikushtetuese. Sepse këtë bën shteti, lehtëson profesionistët dhe u jep atyre punë.

Ne rritëm pagat për sistemin shëndetësore. Plani ecën në shumë drejtime, s’është në një. Kemi rritur kuotat në mjekësi, të kemi më shumë mjekë që specializohen në specialitete të veçanta”,-tha Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?