PR prezanton pa PD Agron Dukën si kandidat për kryetar bashkie në Durrës

 

Fatmir Mediu ka prezantuar në Durrës i vetëm, pa PD Agron Dukën si kandidat për kryetar bashkie në këtë qytet. Fatmir Mediu shpreh bindjen se kjo kandidaturë është e vetme për një përfaqësim të denjtë të qytetarëve. Ai tha se ka qenë vetë Basha që ka propozuar Dukën.

Në fjalën e tij, kreu i PR ka deklaruar se në rast nuk ka një marrëdhënie të drejtë me PD, atëhere Mediu la të kuptojë se forca e tij politike do të dalë e vetme në zgjedhje.

Fatmir Mediu: “Do kërkojmë partneritet të drejtë, do kërkojmë marrëdhënie të drejtë dhe në fund fare, nëse nuk ka marrëdhënie të drejtë, atëhere ne do t’i drejtohemi padyshim qytetarëve të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë, me figura që ne pretendojmë të kandidojmë në 61 bashkitë, për të treguar që ne jo vetëm jemi në opozitë, por e djathta nuk është pronë e kërkujt. Ka qenë këmbëngulja e zotit Basha që Duka të kanidonte për bashkinë Durrës, edhe me këmbënguljen. Pra zoti Duka nuk ka kërkuar të kandidojë, zotiti Duka i është kërkuar të kanidojë”

Ndërsa vetë Duka ka thanë se jemi në negociata për të gjetur një njeri që na çon drejt fitores

 

Basha gjen kandidatin për Bashkinë e Durrësit?

 

Partia Demokratike pasi i ka mbyllur përfundimisht derën Agron Dukës për Bashkinë Durrës, duket se e ka gjetur kandidatin e saj, i cili do të sfidojë Vangjush Dakon. Abc News raporton se i besuari i PD-së do të jetë Ardian Muka. Pasditen e sotme Partia Republikane zhvilloi një takim në Durrës me strukturat e saj. Kreu i PR-së deklaroi se ka qenë vetë Lulzim Basha që ka kërkuar nga Agron Duka të kandidojë për Durrësin. Vetë Duka nga ana e tij deklaroi se kjo garë iu servirë, nuk e kërkoi ai vetë.

“Dua të sqaroj për të gjithë durrsakët, që sido që të shkojnë punët, nuk jam grindavec apo aventurier politik. Për mua ishte e rëndësishme të fitohej Bashkia e Durrësit. Kjo garë m’u servir. Të gjejmë konsensus dhe të arrijmë tek një kandidat fitues“,- tha Duka.

Pritet që PR-ja të dalë e vetme në zgjedhje dhe Duka do të provojë të fitojë Durrësin, ku përballë do të ketë kandidatin e PD-së dhe PS-së.

 

 

 

SHKARKO APP