Pranga 27-vjeçares në Durrës, mashtroi durrsakun me 60 milionë lekë

Një 27-vjeçare nga Durrësi është arrestuar nga policia nën akuzën e mashtrimit.

Në pranga ka rënë E. Beqja, banuese në Durrës. Ajo akuzohet se i ka marrë me mashtrim 60 milionë lekë të vjetër një durrsaku dhe nuk ia ka kthyer më.

“Më datë 22.08.2017 ka bërë kallëzim shtetasi B.A. 30 vjeç, banues në Durrës, në ngarkim të shtetases së mësipërme pasi dyshohet se e ka mashtruar duke i marrë shumën prej 6 000 000 lekë të rinj”, thotë policia në njoftimin për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, e reja u arrestua nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar në nenin 143/3 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?