Pranga 29-vjeçarit të shpallur në kërkim. Ja për çfarë akuzohet

Policia Kufitare në Murriqan ka arrestuar një 29-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.

I arrestuari është shtetasi Kristian Makaj, i cili gjatë përpunimit të  detajuar të dokumenteve ka rezultuar se ishte person i shpallur në kërkim.

29-vjeçari ishte dënuar me 2 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i shtimit të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që tentojnë të kryejnë trafiqe të paligjshme, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll të detajuar shtetasin Kristian Makaj, 29 vjeç, i cili gjatë përpunimit të  detajuar të dokumenteve ka rezultuar se ishte person i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve e kanë ndaluar këtë shtetas, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim të formës së prerë, datë 06.05.2019, e ka dënuar me 2 vite e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?