Pranga 47-vjeçarit që tentoi të kultivonte drogë. Ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit në banesë

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 47-vjeçar, i cili u arrestua pasi kishte kultivuar bimë narkotike kanabis sativa. Në cilësinë e provës materiale, policia i sekuestroi 8.3 kg drogë. Blutë e Lezhës thonë se i arrestuari është shtetasi K.Gj banues në Adriatik, Kurbin.

kanabis“Arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar të kultivojë bimë narkotike në fshatin Godull, Kurbin. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga bimët e dyshuara narkotike canabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?