Pranga biznesmenit për vjedhje energjie, procedohen 6 punonjës të OSHEE

 

Një 43 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit për vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa ka filluar proçedimi penal për 6 punonjës të OSHEE. Kristo Qirici, banues në fshatin Moravë, u arrestua të enjten e 15 tetorit pasi gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e tij, është konstatuar ndërhyrje e paligjshme në aparatin matës të energjisë elektrike.
Gjithashtu nga ana e Seksionit të Krimit Ekonimik dhe Financiar, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj 6 punonjësve të OSHEE Berat:

E.S, 30 vjeç, banues në Berat,

B.S, 40 vjeç, banues në Berat,

P.S, 63 vjeç, banues në Berat,

B.O, 51 vjeç, banues në Berat,

F.Gj, 52 vjeç, banues në Berat,

P.Gj, 58 vjeç, banues në Berat.

Proçedimi penal ndaj shtetasve të mësipërm filloi pasi dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën në vjedhjen e energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për hetime të mëtejshme.

SHKARKO APP