Pranga një 57-vjeçari në Vlorë, për ngacmim seksual ndaj një minoreneje

Ai ishte  44- vjeç  më i madh, ndërsa ajo një minorene, por kjo diferencw moshe, si të mos mjaftojë fakti se përbën vepër të rëndë penale ngacmimi seksual ndaj vajzave të mitura, nuk i thoshte asgjë një 57- vjeçari, i cili u arrestua sot paradite nga policia e Vlorës. Ai akuzohet se ngacmoi në rrugë një minorene, vetëm 13-vjeçe, nxënëse e shkollës 9vjeçare. Sipas policisë, Petrit Kaso u prangos pas denoncimit të bërë nga familjarët e 13-vjeçares, të cilët pretendojnë se Kaso ka ngacmuar në rrugë vajzën e tyre. “Kaso u arrestua sepse akuzohet per vepra te turpshme gjatë kalimit në rrugë,” – thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP