Pranga një 62-vjeçar në Korçë, merrte në telefon një grua për t’u lidhur me të

Blutë e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 62-vjeçar pasi shqetësonte në telefon njëgrua, të cilës i kërkonte të lidhej me të.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë, pohojnë se të martën u bë kapja në flagrancë i shtetasit Bedri Çipi, 62 vjeç, banues në fshatin Dishnicë.

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja R.N., 56 vjeçe, banuese në fshatin Rëmbec, deklaron se prej dy muajsh shqetësohej nga 62-vjeçari nëpërmjet telefonit, duke i kërkuar të lidhet me të. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

SHKARKO APP