Pranga për grabitësin e karburanteve
Kamerat e sigurisë së bizneseve private, filmuan momentet kur një person i armatosur, i dyshuar si grabitës i karburantëve, ju vidhte atyre. Por pasi këto pamje dhe skena të përsëritura, u bë e mundur që forcat e komisariatit të policisë numër 2 në kryeqytet gjatë orëve të natës të vënë në pranga personin në fjalë.
Sic dhe policia konfirmon se, personi i vënë në pranga është shtetasi me inicialet G.G. Një ditë më parë, policia publikoi pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë gjatë grabitjes së një pike karburanti. Sipas policisë, i njëjti person dyshohet të jetë autor i tre grabitjeve në seri.
I maskuar e me kapuç në kokë dhe fytyren e mbuluar me nje shami, i vetëdijshëm se po filmohet nga kamerat e sigurisë dhe nën kërcënimin e armës ai ka arritur të marrë në të 3-ja rastet xhiron ditore.
Rasti i fundit ishte ai i mbrëmjes së të dielës kur grabiti për të dytën herë po një pikë karburanti n zonën e Selitës, ku përveç shumës prej 8 mijë lekësh ai arriti të grabiste edhe një celular iPhone 6.
KOHA JONË SONDAZH

