Pranga përgjegjësit të hipotekës Tiranë, merrte 1500 euro për çertifikatë pronësie

 

Java e fundit ka shënuar rekord të arrestuarish sa u përket punonjësve të Hipotekave. Policia e Tiranës arrestoi sot shtetasin Artan Tushe, përgjegjës i zyrës numër 1 në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në kryeqytet.  Tushe, 43 vjeç, akuzohet për korrupsion, dhe shpërdorim detyre.  Sipas policisë ai i kishte marrë një shtetasi shumën prej 1500 eurosh në këmbim të dhënies  së çertifikatës së pronësisë.  Hetimet ndaj tij kanë nisur prej pak kohësh, pas sinjalizimeve për veprimtarinë në kundërshtim me ligjin të Tushes, si shef i zyrës numër një në hipotekën e Tiranës. Në Fier dhe Laç janë arrestuar kohët e fundit punonjës apo zyrtarë të lartë të hipotekave për të njëjtat arsye. 

SHKARKO APP