Pranga “vrasësit me pagesë”, u kap në Rinas duke u larguar nga vendi

Policia ka arrestuar një 22 vjeçar i dyshuar si vrasës me pagesë, pjesë e grupit të Kristi Pines dhe Alfred Qefalisë. Bëhet fjalë për shtetasin Dhimitër Zito, 22 vjeç, i cili është kapur në aeroportin "Nënë Tereza", teksa përpiqej të largohej nga vendi. Ai akuzohet se ka tentuar të ekzekutojë shtetasin me iniciale E.Ç, ngjarje e ndodhur në Shkozë, në shtator të këtij viti.

"Më datë 19.03.2015" – 2015 është bërë arrestimi i shtetasit Dhimitër Zito, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.  Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur është kryer, pasi dyshohet se është autor i vrasjes së mbetur në tentativë në datë 04.09.2014, ndaj shtetasit E. Ç., i cili mbeti i plagosur rëndë.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë duke u bazuar në prova e fakte, se më datë 04.09.2014, në bashkëpunim me shtetasit Kristi Pine (arrestuar ne date 16.02.2015">2015), Alfred Qefalia (arrestuar ne datë 11.02.2015">2015) dhe Adrian Uzuni (shpallur ne kerkim) kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin E.Ç., i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë per Krime e Rënda Tiranë, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25-22 dhe 278/4 të Kodit Penal".

Policia e Tiranës është duke punuar për arrestimin e shtetasit Adrian Uzuni, të shpallur në kërkim.

SHKARKO APP