Prangoset në Gjermani vrasësi shqiptar me pagesë
Një shqiptar i kërkuar është vënë në pranga në Gjermani. Bëhet fjalë për Dritan Peksanin një nga anëtarët e bandës së drejtuar nga Admir Tafili.
Peksani, 26 vjeç banues në rrugën “Kongresi i Përmetit” në Shkodër, është arrestuar nga policia gjermane për llogari të autoriteteve policore shqiptare.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Shkallës së Parë Për Krime të Rënda.
Në Tiranë, i akuzuar se në disa raste ka qenë ekzekutor i porosive të marra nga burgu prej Admir Tafilajt, duke kryer vrasje me pagesë.
Peksani është akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe për dhënie të ndihmës dhe sigurime të mjeteve për kryerjen e vrasjes.
Një prej ngjarjeve për të cilat dyshohet se Peksani, ka marrë urdhër për të realizuar është ajo e Brahim Manit për qëllime gjakmarrjeje.
Ai akuzohet edhe për vendosjen e eksplozivit në makinën e Arben Sulojt, ish-drejtorit të burgut të sigurisë së Lartë në Fushë-Krujë.
KOHA JONË SONDAZH

