Prangoset nga RENEA Gentian Çaka, i dënuar me burg për jetë

Policia e Pogradecit ka bërë të mundur paraditen e sotme arrestimin e një shtetasi të dënuar në mungesë dhe të shpallur në kërkim. Është prangosur Gentian Çaka, 43-vjeç, i cili ishte i dënuar me burg përjetë për rrëmbim personi në bashkëpunim. Pasi policia lokale u njoftua për vendndodhjen e tij dhe  nisur nga rreziku i lartë që paraqiste i kërkuari, kërkoi bashkëpunimin e forcave  RENEA, që pas një operacioni që zgjati pak minuta u vuri prangat një prej personave më të kërkuar  në Pogradec. 

SHKARKO APP