Prangoset presidenti shqiptar i një klubi futbolli në Itali

Arrestohet në Itali biznesmeni shqiptar, Gëzim Sallaku. Akuzohet për pastrim parash, ndërsa kishte krijuar perandorinë e tij në Itali duke blerë shumë restorante e madje edhe një klub futbolli. 42 -vjecari cilësohet si trafikant i makinave luksoze nga Italia në Europën Lindore. Në dosjen me 385 faqe nga prokuroria, Gëzim Sallaku, presidenti i ekipit të futbollit “Darfo” tashmë i arrestuar do të përgjigjet pët akuzën e pastrimit të parave dhe hetuar nga Prokuroria e Kremones.

Klubi i futbollit e drejtuar prej tij ishte themeluar që nga vera e kaluar. Sallaku ishte një emër i njohur për policinë italiane.  Në vitin 2002 ai u burgos si pjesë e një rrjeti trafiku të makinave luksoze të vjedhura në Itali dhe që shiteshin në Evropën Lindore. – ““Dinte të luante mirë Sallaku si në Itali dhe jashtë vendit”, thuhet në relacionin e prokurorisë. Sipas hetimit Sallaku ofronte dokumenta të falsifikuara qarkullimi në mënyrë që automjetet që do transportoheshin nga Marseja për në Afrikën e Jugut të mos kishin asnjë problem. Ai sipas hetimit ishte gjithashtu në gjendje për të ndërtuar lidhje të veçanta me stafin aktual në portin e Barit.  Sallaku kishte krijuar perandorinë e tij duke blerë shumë restorante në Itali dhe së fundmi edhe ekipin e Darfos. Sallaku ishte duke përgatitur një revolucion brenda ekipit të futbollit për të blerë lojtarë të rinj.

SHKARKO APP