Prangoset serbja 42 vjeçare në Muriqan, kërkohej nga Beogradi
Eshte prangosur nga policia kufitare shqiptare një 42-vjeçare nga Serbia.
Ajon u arrestua në pikën kufitare të Muriqanit, me qëllim ekstradimi.
Në pranga u vu Olivera Pavloviç, 42 vjeçe, banuese në Vranjë, Serbi.
Në njoftimin e policisë thuhet se: “Ndalimi i saj u bë pasi në PKK, Muriqan, në dalje nga R.Sh, u kap nga shërbimet e DRKM, Shkodër, pasi kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me datë 12.10.2018, nga Interpol Beogradi/Serbi, pasi Gjykata e Vranjës, Serbi, me vendimin nr K.Br.23/14, datë 25.05.2015, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Trafikim i qënieve njerzore” parashikuar nga neni 388/1 i Kodit Penal Serb”.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme me qëllim eksdradimi në shtetin e Serbisë.
KOHA JONË SONDAZH

