Prangoset taksixhiu nga Korça, u kap me katër azilkërkues në makinë

Ashtu siç qe paralajmëruar, mbi fenomenin e azilkërkuesve që po bëhet gjithnjë e më tepër shqetësues për BE, policia ka nisur të godasë kryesisht ata që merren me transportin e tyre. Sot një 37-vjeçar me profesion taksixhi dhe banues në Korçë, është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës. Altin Rustemi u arrestua pasi gjatë kontrollit brenda në automjetin e tij u gjetën 4 shtetas të komunitetit rom, të cilët ishin nisur drejt Gjermanisë për të kërkuar azil. Policia njoftoi se shtetasve në fjalë iu gjetën bileta dhe dokumente të tjerë, që vërtetonin edhe qëllimin e tyre për t’u larguar drejt Gjermanisë, ku edhe do të kërkonin azil. Policia ka njoftuar të gjithë qytetarët të mos marrin një nismë të tillë, sepse Gjermania dhe çdo vend tjetër i BE do të refuzojë kërkesat që vijnë nga Shqipëria, ndërkohë që është duke marrë masa për goditjen e transportuesve të tyre.  

SHKARKO APP