“Pranvera” në Lazarat, prangosen pesë persona që qëlluan ndaj policisë

Pesë persona të kërkuar për sulmin ndaj forcave të rendit në u arrestuan nga forcat speciale në Lazarat, gjatë mëngjesit të ditës së sotme. Sipas policisë kapja e tyre u bë në mëngjes gjatë operacionit “Spring”, që në shqip përkthehet “Pranvera”. Në pranga përfunduan shtetasit:  Gentjan  Kazma, 33 vjeç, Ramadan Basha, 31 vjeç,  Arjan Basha, 47 vjeç, Gurgaz Skënderi, 24 vjeç,  Mirteza  Shemsho, 42 vjeç, të pestë banues në Lazarat. Për të gjithë këta persona Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë  ka ngritur akuzat e qëllimit me armë ndaj punonjësve të policisë si dhe akuza për mbajtje pa leje të armëve dhe kultivim e trafik droge.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?