Prap spiunazh? Çeku zbret me parashutë nga mali i Dajtit në repartin ushtarak

Pas historisë verore të rusëve që ende vijon e hapur, me kapjen e tyre në Gramsh, pak ditë më parë perimetri i repartit ushtarak 6640 që shërben dhe si agjencia e sistemeve të ndërlidhjes dhe informacionit të forcave të armatosura, është cenuar nga një shtetas çek. Ai fluturoi me një parashutë mbi repartin ushtarak, duke alarmuar stafin e qendrës së ndërlidhjes në Tiranë, në zonën e njohur si “rrapi i treshit”.

Çeku u ul thuajse në brendësi të infrastrukturës ushtarake dhe më pas u ndalua edhe nga policia që mbërriti me urgjencë në vendngjarje. Rasti u vlerësua dhe nga anti-terrori ndërsa shtetasi çek pasi u mor në pyetje, rezultoi se ishte një turist që ushtronte sporte ekstreme.

Ai kishte fluturuar nga Mali i Dajtit me parashutë pa ditur se do të zbriste pranë një baze ushtarake shqiptare ndërsa nga kontrolli dhe verifikimet nuk i është gjetur asgjë e kundërligjshme ndaj është lënë i lirë, raporton Euronews Albania.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat e Armatosura kanë rritur vigjilencën. Pas ngjarjes së Gramshit, po në verë u ndaluan dhe disa shtetas çekë në tunelet e Poliçanit, që gjithashtu rezultuan turistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?