Prapë lëkundet Gjirokastra
Një tjetër tërmet ka goditur para pak çastesh qytetin e Gjirokastrës pas lëkundjeve të djeshme sizmike që tmerruan banorët.
Lëkundjet e sotme ishin më të lehta se ato të parat, ndërsa nuk ka dëme materiale apo të plagosur.
Tërmetet nisin mbrëmjen e djeshme dhe vazhduan gjatë gjithë natës, epiqendra e të cilave ishte në qytetin e Janinës në Greqi.
Nga frika e lëkundjeve të vazhdueshme, qytetarët në Gjirokastër kaluan natën jashtë banesave të tyre.
Tërmeti i djeshëm 5.4 ballë u ndje edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, kryesisht në jug.
KOHA JONË SONDAZH

