Prapë në SHBA, armë zjarri mbi të rinjtë në një klub nate

Dhjetë persona u qëlluan jashtë një klubi nate në Queens, Nju Jork, kur disa burra hapën zjarr ndaj një grupi që prisnin të hynte, ka raportuar policia lokale.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:18 të së mërkurës, me rreth 90 persona brenda në ambientet e ngjarjes dhe rreth 15 që prisnin jashtë. Të plagosurit, të moshës 16 deri në 20 vjeç, kanë pësuar lëndime jashtë rrezikut për jetën dhe janë transportuar në spitalet lokale.

Policia raportoi se u qëlluan rreth 30 të shtëna dhe të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes në këmbë përpara se të arratiseshin me një automjet me targa të huaja.

Autoritetet po hetojnë përfshirjen e mundshme të bandave dhe kanë thënë se të shtënat nuk ishin një sulm terrorist.

SHKARKO APP