Preç Zogaj dhe Agim Nesho: Nuk mundet që ky parlament të gjykojë Presidentin Meta

Në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziut u fol në lidhje me shkarkimin e Presidentit Meta. Ambasador Agim Nesho dhe shkrimtari e analisti politik Preç Zogaj theksuan se nuk mundet kurrsesi që ky parlament të gjykojë dhe votojë për Presidentin e Republikës, pasi është parlament me deputet pa integritet dhe që nga “opozitë” gjatë fushatës zgjedhore kaluan me PS.

Ata theksuan se duhet parlamenti i ri që mblidhet në shtator le ta gjykojë dhe votojë, pasi ky parlament nuk ka integritet dhe po përdoret nga mazhoranca për të marrë edhe institucionin e fundit që ka mbetur pa u uzurpuar nga Rilindja.

Ndërsa ambasador Agim Nesho ishte me i prerë pasi tha se Presidenti Meta ka mbetur institucioni i fundit që nuk është kapur nga Rilindja. Nëse vazhdohet me këtë mënyrë, theksoi Nesho, atëhere Edi Rama le të jetë vetë edhe kryeministër, edhe President!

Në të vertetë të të gjykojnë e të votojnë një tufë deputetësh servilë, idiotë dhe pazarxhinjsh si këta që janë sot në parlament, mbetet të vikasesh me të madhe se në ç’gjendje ka rënë demokracia parlamentare./H.Mesi/

SHKARKO APP