Preç Zogaj shpjegon lëvizjet e Ramiz Alisë në Dhjetor 1990: Ai kërkonte të pajtonte demokratizimin me ruajtjen e pushtetit
Preç Zogaj, pjesëmarrës në Lëvizjen e Dhjetorit 1990 dhe bashkëthemelues i PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke shpjeguar kulisat pas lëvizjes studentore u shpreh se ish-presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia, kërkonte demokratizimin e vendit duke ruajtur pushtetin për njerëzit e tij.
“Shqipëria ishte pas të tjerëve e para, sepse Shqipëria ishte vendi më i mbyllur, qoftë se vendet e tjera komuniste dilnin e hynin te njëri-tjetri dhe ishte vetëm. Duhet të jemi, domethënë ta pranojmë, nuk na vjen keq, po ishte vetëm Shqipëria, nuk mund ta bënte ndryshe për mendimin tim, e vetmuar, e mbyllur, për herë të parë Shqipëria u bë as lindje as perëndim atë vit.
Këto ngjarje që përmenda unë kanë diçka epike, domethënë realisht. Ato ditë janë të njerëzve të thjeshtë. Lëvizja e dhjetorit kishte projektin e demokracisë dhe Ramizi nuk kishte nga t’ia mbante, por ai kërkonte të pajtonte demokratizimin me ruajtjen e pushtetit, me kalimin e pushtetit prapë te njerëzit. Alia ishte president që kishte përgjegjësi për vendin.
Madje më kanë akuzuar radikalët e orës 25, që s’kanë qenë fare, se ky është i butë me Ramiz Alinë. Ai ishte përgjegjës për vendin. Ata kanë negociuar dhe negociatat nuk bëhen si në llogore. Shqipëria ka një pluraliëm të negociuar, por studentët e imponuan. Ai e hodhi fatin e vet në karrocën e studentëve. Edhe në Poloni që ka patur 7 vjet rezistencë, pluralizmi lindi i negociuar”,-tha Zogaj.
KOHA JONË SONDAZH

