Preç Zogaj: Shqiptarët e hodhën bustin e Enverit, nuk pritën që të hiqej

Njëri nga përfaqësuesit më aktivë të lëvizjes së dhjetorit ’90, shkrimtari dhe politikani Preç Zogaj ka rrëfyer në studion e “Dite e Re”, ngjarjet që i paraprinë rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, 24 vite me parë, si edhe momentet dramatike që sollen këtë ngjarje historike.

U nis e gjithë turma drejt Tiranës, kishte mes tyre një grup radikalësh kërkonin të shkonin drejt bllokut në KOmitetin Qendror, të tjerë koërkonin të shkonin në shesh, por policia u bë gardh të Liceu, aty ka pasur përleshje.

 Ishte e vendosur policia me të gjitha mjetet për të mos lejuar daljen dhe në një farë mënyre ishte vetë policia që  i imponoi që turma të derdhej drejt sheshit “Skënderbej” dhe aty ka pasur grupe që u afirmuan.

Ishte grupi i “Rrugës së Kavajës”, janë këtë ta “Varrit të Bamit”, janë të “Kombinatit”, ka pasur edhe individë të tjerë, pra ishin orët e fundit të rënies së regjimit. Pati rezistencë por nuk pati përdorim të armëve, vetëm një demonstrues u plagos”, shprehet ai.

Zogaj thekson se mesazhi me i rëndësishëm është se shqiptaret u ngriten për ta rëzuar vetë simbolin e fundit që kishte mbetur nga diktatura, duke mos pritur ndoshta për vite të tëra që ai të hiqej nga sheshet:

“Rëndësia e madhe e kësaj ngjarje është se shqiptarët e hodhën, nuk pritën që të hiqej Enveri dhe mendoj se kjo ka vlerë edhe për sot, është një ngjarje e trimërisë civile, por edhe e përballjes dhe distancimit shpirtëror. Kjo është dnarja më reale e shqiptarëve me komunizmit”.

SHKARKO APP