Predhat e Luftës, nisin eksplorimet në Liqenin e Ohrit

 

Një grup eksploruesish shqiptaro-maqedonas kanë nisur eksplorimin për gjetjen e predhave në Liqenin e Ohrit që mendohet se kanë ngelur nga Lufta e Dytë Botërore.

Grupi i përbërë nga tre persona ka nisur kontrollet nga fshati Lin deri në Tushemisht ku mendohet se mund të ketë sasi të konsiderueshme predhash.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ideja për këtë projekt është këtu e 15 vite më parë. Projekti përfshin zhytjen në rreth 80 kilometra të liqenit të Ohrit. Thellësia që në zhytemi është nga 5 deri në 15 metra. Kemi filluar nga porti i Ohrit, sot jemi mes ujërave të Maqedonisë dhe Shqipërisë kemi parashikuar se duhet një muaj për të eksploruar pjesën shqiptare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eksploruesi pogradecar Enrik Mato tregon se prania e predhave është identifikuar në një pjesë të zonave të populluara gjatë stinës së verës. Por pas identifikimit Ministria e Mjedisit duhet të ndërhyjë për largimin e tyre.

Prania e këture bombave është shumë e rrezikshme, sepse ato nuk janë në thellësi të mëdha dhe është shumë e rrezikshme si për turizmin dhe për banorët. Zhytësit e shoqatës “Amfora”, në bashkëpunim me zhytësit e shoqatës së Pogradecit, “Dragoi”, po identifikojnë të gjitha mbetjet e predhave të Luftës së Dytë Botërore. Në derdhjet e grykave të lumenjve në liqenin e Pogradecit ka shumë mbeturina”, tha kryeinspektori i Mjedisit, Aleksandër Cela.

Tre eksplorues filmojnë, por dhe bëjnë fotografi zonat me prani predhash dhe minash për t’i paraqitur me pas ministrive të linjës, asaj shqiptare dhe maqedonase me qëllim pastrimin e krejt liqenit të Ohrit nga predhat që mbeten rrezik serioz për jetën e banorëve, por dhe pushuesve.
/ Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?