Prefekti i Lezhës kthen për rishqyrtim bonusin e qirave

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ka prekur edhe qarkun e Lezhës. Prefekti Gjokë Jaku, mësohet se ka rikthyer për rishqyrtim bonusin e qirave për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në vendimin e kthimit thuhet se tarifat e vendosura nga Këshilli Bashkiak i Lezhës për qiratë te shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntori 2019 nuk janë në përputhje me vlerat e përcaktuara në shkresën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. “Tarifat e vendosura nga Këshilli i Bashkisë së Lezhës për qiratë e shtëpive për familjet e shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, nuk janë në përputhje me vlerat e përcaktuara në shkresën e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, datën 6 Dhjetorit, “Dërgohen të dhëna mbi qiratë mesatare në tregun e banesave për qarkun Lezhë”, thuhet në vendimin e firmosur nga prefekti i Lezhës.

SHKARKO APP