Prefekti i Tiranës mbledh vendorët: Mbjellja e narkotikëve mohon shtetin e së drejtës dhe ekonominë

Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi ka mbledhur sot përfaqësuesit vendorë të qarkut për të diskutuar mbi luftën kundër narkotikëve. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe drejtues të policisë, arsimit, komunave e bashkive. Gjatë fjalës së tij, Vorpsi theksoi rëndësinë e pushtetit vendor në luftën kundër mbjelljes së bimëve narkotike. Prefekti numëroi disa nga komunat më problematike në mbjelljen e bimëve narkotike. “Mbjellja e narkotikëve mohon shtetin e së drejtës dhe ekonominë. Puna e njësive vendore më rëndësi në luftën ndaj bimëve narkotike. Problematike janë njësitë vendore Zall Bastar, Dajt, Shëngjergj, Zall Herr dhe Golem, Rrogozhinë, Gosë, Synej e Lekaj”, tha Prefekti Vorpsi.

SHKARKO APP