Prefekti Shehu: Situata në qarkun e Dibrës normale, rrugët të kalueshme
Prefekti i qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha për ATSH se situata është normale në qarkun e Dibrës. ”Situata në Dibër është normale. Borë nuk ka në zonat e banuara, ndërsa era e djeshme ka dëmtuar disa shtylla tensioni në Zerqan dhe Ostren ku dhe ka patur ndërprerje te energjisë elektrike. Kompanitë qe mirëmbajnë rrugët janë ne gatishmëri dhe kanë ndërhyrë në vendet ku krijohen ngrica”.
Situata e rrugëve në qarkun Dibër
Segmentet rrugore Muhurr-Çidhën-Lurë; Muhurr-Çidhën-Reç; Muhurr-Selishtë, janë të bllokuara. Rruga nacionale Skuraj-Burrel është e qarkullueshme, me zinxhir. Po punojnë 1 borëpastruese, 1 fadrome, të cilat po bëjnë hedhjen e kripës dhe skorjeve. Rruga nacionale Burrel-Qafë Bualli, është e qarkullueshme me zinxhirë. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë. Rruga Qafë Bualli-Krastë, është e bllokuar dhe po punohet për hapjen e saj. Rruga nacionale Qafë Bualli-Peshkopi, është e qarkullueshme me zinxhirë. E kalueshme është edhe rruga Ura e Çerenecit-Steblevë, që ishte e bllokuar dhe u punua për hapjen e saj. Ndërkaq, rruga Peshkopi-Kala e Dodës (Vasie), është e qarkullueshme me zinxhirë. Ndërsa në rrugën Lurë-Peshkopi po punohet për ta hapur që qarkullimi të jetë normal.