Prej 1 viti jetojnë në çadër, Xhixho në Bubq: Varfëri ekstreme, kjo është Shqipëria reale (VIDEO)

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka vizituar familjen e Shkëlzen Zelës në fshatin Bubq të Fushë-Krujë, ku prej 1 viti ata po jetojnë në varfëri ekstreme. Kryefamiljari, gruaja dhe dy fëmijët, njëri 2-vjeç dhe tjetri 10 muajsh sipas Xhixhos, janë të pashpresë që banesa e rrënuar nga tërmeti do ti rindërtohet.

Postimi i plotë

Sot isha në familjen e Shkëlzen Zelës në fshatin Bupq të Fushë-Krujës, i cili jeton së bashku me gruan, fëmijet 2 vjec dhe 10 muajsh, mamanë dhe vëllain të dy me probleme shëndetsore.

Shtepia e tyre u prish nga termeti 26 nëntorit dhe prej atij momenti jetojnë në varfëri ekstreme, të pashpresë dhe të harruar nga qeveria qëndrore dhe lokale. Me dhimbje ndajnë vështirësitë ekonomike që duhet të kalojnë çdo ditë për të mbijetuar ku shpresa e vetme i mbetet zoti.

Duan që t’i ndërtohet shtëpia e tyre edhe pse askush nuk është interesuar për ta ka 10 muaj dhe as nuk dinë se kur do mund të fusin kokën serish në shtëpinë e tyre. Shiu i këtyre ditëve ja kanë veshtirësuar me shumë jetën e tyre ku meraku më i madh është shëndeti i fëmijëve. Kjo është Shqipëria reale jo 3D!

https://www.facebook.com/ErisaXhixho/videos/2616503851993862/

SHKARKO APP