Prej 8 ditësh në kërkim, gjendet i vdekur 31-vjeçari

Policia e Tiranës ka gjetur të pajetë një 31-vjeçar, i cili prej 8 ditësh rezultonte i humbur. I identifikuar me inicialet G.S., policia thotë se 31-vjeçari u gjet i pajetë në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë. “Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?