Prel Dedaj: Sulmet e orkestruara kundër ambasadores Yuri Kim
Nga Prel Dedaj
Për të disatën herë, shumë media në Tiranë e pushuan dhe ripushuan nga puna ish ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, në Tiranë, znj Yuri Kim.
Ka nga ato media që, lajmin e kanë servirur të tillë nga raporti që kanë me të vërtetën: shkruajnë çfarë kanë dëshirë të lexojnë…
Të tjera, media shkruajnë me sigurinë qe ajo gjë do ndodhë, edhr duan të jenë burimi i lajmit…
Dhe nga dëshira që të jenë burim, me të pavërtetat që servirin, ato media, nga burim kthehen në puseta, që ndotin zonën ku janë…
Të parët shkruajnë ashtu, se nisen nga ajo shprehja “e zeza që më gjeti mua, gjettë gjithë fshatin”…
Të dytët kanë paqartësi të trashëguara… nga kultura politike ne të cilën jetojnë.
Por shteti amerikan funksionon ndryshe.
Shteti Amerikan është vërtetë Republika e Popullit. Është populli ai që i zgjedh dhe u jep fuqinë përfaqësuesve të vet.
Dhe fuqia e popullit nuk mund të devijohet nëse të bindet një prokuror, apo nëse njeh një gjyqtar.
Ish ambasadorja ka përfaqësuar ish Presidentin Donald Trump, kur populli i dha atij fuqinë e vet, ka përfaqësuar Joe Biden, kur populli i dha këtij Burri fuqinë e vet.
Ajo që nuk kuptojnë ato media (pa lé më individë) duket aq flagrante ndërsa e shohin në nje takim, Yuri Kim dhe diplomatë të tjerë, duke pershendetur kolegët e tyre të cilëve iu nderpre marrëdhënia me shërbimin diplomatik… dhe nuk e paraqesin si te tillë. Po proteston Yuri Kim thonë…
Në Tiranë nuk mund të ndodhë, merret me mend, por në Amerikë shërbimi ndaj vendit është një punë që ka mirënjohjen e popullit amerikan, dhe edhe të kolegëve të atyre punonjëve natyrisht…
Ndaj ambasadorja Yuri Kim, del lirisht dhe përshëndet kolegët, sepse askush nuk e dikton qasjen e saj ndaj punës së tyre….
Pati edhe ndonjë që me fotomontazh e paraqiste ish ambasadoren me një kosh me bar në shpinë…
Nga fytyra dukej që barin nuk e kishte për punët e veta…
Ajo e tha figurativisht atëherë, atë qe po ndodh praktikisht sot në Shqipëri.
Kaq do mjaftonte për më shumë respekt për këshillën e saj…
Nuk po e shpikte ajo.
Ajo fliste me gjuhën e shtetit që i kishte caktuar detyrën ta përfaqësonte…
Ndaj pyetja që do duhej bërë do ishte: po sikur vërtet mos ta vendosnim një parti në dorën e nj njeriu, që biologjikisht është në shterrim si çdo jetë njerëzore në pjesën e fundit të saj.
Po sikur shtetin mos t’ia lëmë një njeriu?
Si do ishin shqiptarët?
KOHA JONË SONDAZH

