Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Preludi i një vdekjeje – Vincent van Gogh vetëplagoset më 27 korrik 1890, duke ju dhënë amshimit dy ditë më vonë

Aktualitet E hënë, 27 Korrik 2026 12:05
Preludi i një vdekjeje – Vincent van Gogh vetëplagoset më 27 korrik 1890, duke ju dhënë amshimit dy ditë më vonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Ishte pasditja e zymtë e 27 korrikut 1890, në Auvers-sur-Oise, një fshat i qetë pranë Parisit, kur një figurë e vetmuar, e mbështjellë me mantel të hollë dhe kapele kashte, u kthye me hapa të pasigurt drejt hanit të Ravouxve. Në fytyrë mbante hijen e një dhimbjeje që nuk mund të fshihej, një ndjesi e errët që e kishte ndjekur prej kohësh. Ai ishte Vincent van Gogh, piktori që kishte luftuar jo vetëm me penelin dhe dritën, por mbi të gjitha me demonët e vetvetes.

Në dhomën e tij të vogël, të zhveshur nga çdo gjë përveç një krevati druri dhe disa fletëve të skicave të shpërndara, ai i tha pronarëve se ishte plagosur. Kishte dalë nëpër fusha, në kufijtë e varrezave të Auvers-it, ku shpesh gjente një qetësi të çuditshme mes rreshtave të kryqeve dhe të barit të lartë që përdridhej nën erë. Ishte pikërisht aty që kishte marrë revolverin e vogël, ndoshta të huazuar, ndoshta të fshehur prej kohësh, dhe kishte qëlluar veten në kraharor. Plumbi nuk i preku menjëherë organet jetësore; e lëndoi, e rrëzoi, por nuk e shoi menjëherë frymën e tij të trazuar. Ai arriti të ngrihej, të kthehej në han, të shtrihej në atë dhomë ku mbrëmjeve dritat ngjanin me yje të largët nëpër xhama.
Dy ditë më vonë, më 29 korrik, Vincent mbylli sytë përgjithmonë. Në funeralin e tij, pranë varrit të thjeshtë, qëndronte Theo, vëllai i tij i dashur, doktori Paul Gachet, miku dhe kujdestari shpirtëror që kishte ndarë me të biseda mbi artin dhe jetën, si dhe disa artistë të tjerë që e kishin njohur shpirtin e tij të trazuar. Arkivoli ishte mbuluar me luledielli, lulet e diellit që ai kishte pikturuar me një përkushtim të çmendur, sikur të donte të kapte në to një copë përjetësie. Ato lule, të verdha si rrezet e diellit, ishin një përshëndetje e fundit për atë që e kishte parë botën përmes syve të një të marri të ndritur.
Por pas këtij fundi, historia nuk mbaron. Vetëm disa muaj më vonë, më 25 janar 1891, Theo, i konsumuar nga dhimbja, nga tuberkulozi dhe nga një depresion i thellë që e kishte pushtuar pas vdekjes së vëllait, mbylli sytë në një spital në Utrecht. Ai u varros pranë Vincent-it, në varre identike, si dy shpirtërorë që nuk mund të ndaheshin as në jetë, as në vdekje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E vërteta që çoi në vdekje
Ka shumë diskutime mbi fundin e Vincentit. Versioni klasik thotë se ai qëlloi veten, një akt i dëshpëruar i një njeriu të lodhur nga dritat dhe hijet e jetës së tij. Megjithatë, disa historianë modernë, si Steven Naifeh dhe Gregory White Smith, kanë ngritur dyshime se mos piktori nuk ishte vetëvrarë, por u plagos aksidentalisht nga dy të rinj të njohur për prirjen për të bezdisur të huajt. Ata mendojnë se Vincent, me një ndjenjë të fortë faji dhe për të mos i vënë në telashe, pranoi fajin dhe u kthye në han për të vdekur në heshtje. Por kjo hipotezë mbetet e paprovuar, ndërsa dëshmitë e kohës mbajnë gjallë versionin e aktit të tij fatal.
Ajo që dihet me siguri është se Vincent po jetonte ditët e fundit të një përpjekjeje titanike për të gjetur paqe. Në letrat dërguar Theos, ai shpesh shkruante për ankthin dhe përpëlitjen e tij të brendshme: “Trishtimi do të zgjasë përgjithmonë.”
Kjo fjali, thuhet se e fundit e tij, është një pasqyrë e shpirtit që kurrë nuk gjeti dritën që kërkonte, pavarësisht yjeve që pikturoi dhe fushave që mbuloi me gjelbërimin e shpresës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në veprat e fundit të Auvers-it, “Fushat me krerë gruri dhe korba”, “Rrënjët e drurit”, dallohet trazimi i tij i brendshëm. Peneli i tij shpërthente mbi telajo me një vrull të pamëshirshëm, me ngjyra të ndezura që luftonin njëra-tjetrën, si brenda tij. Ishte një pikturë e shpirtit të një njeriu që kishte parë shumë dhe kishte ndier më tepër se ç’duhej.
Vdekja e Van Gogh-ut nuk është thjesht fundi i një jete, por kulmi i një simfonie të dhimbjes dhe bukurisë. Ai u përpoq të gjente dritën mes errësirës, të mbillte diell në një tokë të ftohtë, dhe në fund, nuk e përballoi dot më. Por ajo që na la pas është një testament shpirtëror që nuk shuhet kurrë: dritat e natës mbi Rhone, lulediellat e artë, vetëvështrimi i tij në pasqyrën e ngjyrave, që flasin më shumë se çdo fjalë.
Në atë varr të thjeshtë në Auvers-sur-Oise, pranë vëllait të tij, gjendet një qetësi që ndoshta nuk e gjeti kurrë në jetë. Dhe, siç thoshte ai vetë: “Kam vënë shpirtin tim në punën time dhe jam humbur në të.”
Në këtë humbje, paradoksalisht, bota fitoi një përjetësi.
Preludi i vdekjes së Vincent van Gogh-ut është një melodi e përzier mes trishtimit dhe madhështisë, një akt i fundit i një arti që lindi nga plagët e shpirtit dhe që sot rrezaton si një yll i pavdekshëm.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Para 1 ore
Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 1 ore
Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Para 9 orësh

Etiketat e lidhura

27 korrikut 1890albert vatajVincent Van Gogh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 1 ore

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 9 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 10 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.